Prizreni miraton Planin zhvillimor komunal të arsimit 2017-2021

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë miratuar Planin zhvillimor komunal të arsimit 2017-2021, duke shprehur qëndrimin që Ekzekutivi lokal të angazhohet për zbatimin e përpiktë të tij.

Gjatë shqyrtimit ky plan është vlerësuar si dokument i rëndësishëm për fushën e arsimit, i cili i ka munguar deri më tani pushtetit lokal të Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën kohë këshilltarët e KK-së kanë theksuar se vërejtjet e shprehura në seancën e javës së kaluar janë përfshirë në plan, duke e plotësuar dhe përmirësuar përmbajtjen e tij.

Grupi i vetëm i këshilltarëve që e kanë kundërshtuar këtë politikë publike ka qenë ai i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kastriot Krasniqi në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së e ka mbështetur miratimin e Planit Zhvillimor komunal të Arsimit, duke shtuar se “çështja e buxhetimit duhet të zgjidhet ashtu që ky dokument strategjik të realizohet”.

Mybera Mustafa nga LDK-ja është shprehur në favor të miratimit të Planit, mirëpo edhe ajo si vërejtje kryesore ka adresuar nevojën për një buxhet më të madh. Ajo ka parashtruar edhe disa vërejtje që, sipas saj, janë paraqitur në seancën e kaluar, por nuk kanë hyrë në dokument.

Ndërsa Skënder Susuri nga NISMA ka bërë të ditur qëndrimin se “Plani ka pësuar ndryshime esenciale krahasuar me javën e kaluar”, prandaj dhe ka konfirmuar mbështetjen për miratimin e tij.

Fatmir Kastrati ka pohuar se AAK-ja e përkrah aprovimin e këtij Plani, me kushtin që i njëjti të zbatohet në praktikë.

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit