Itali, ndahet nga jeta shkrimtari dhe regjisori Alberto Bevilacqua

72650Shkrimtari dhe regjisori italian, Alberto Bevilacqua, autor i shumë romaneve dhe filmave, vdiq sot, në Romë në moshën 79-vjeçare për shkak të problemeve shëndetësore, që ishte shtruar në spital që prej tetorit të vitit të kaluar, bënë të ditur burime mediatike vendase.

I lindur në Parma, në qershor të vitit 1934, ai botoi poezitë e tij të para në vitet ’50 dhe shkroi romane.

Ndër veprat e tij letrare figurojnë “La califfa”, që e realizoi gjithashtu film në vitin 1970 me aktorin Romy Schneider në rolin kryesor.
Alberto Bevilacqua fitoi shumë çmime letrare italiane duke përfshirë edhe çmimin “Strega” në vitin 1968 për romanin “L’occhio del gatto”.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit