26.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025

LDK-ja i përgjigjet ftesës së Zafir Berishës për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’

Ftesës së deputeti të Nismës, Zafir Berisha, drejtuar dy partive opozitare, “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, për ta t’i bërë votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, i është përgjigjur LDK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i përdorë të gjitha veprimet demokratike për rrëzimin e kësaj Qeverie.

Madje Hoti ka thënë se është në interes të vendit që sa më parë të dalë koalicioni dhe kryeministri të japin vetë dorëheqje, të mos presin.

“Është në interes të vendit që sa më parë vetë publikisht koalicioni dhe vetë kryeministri të japin dorëheqje, mos ta presin rrëzimin e Qeverisë, sepse sot nuk i kanë 61 vota në Kuvend të Kosovës dhe kështu nuk funksionon Kuvendi… Do t’i përdorim të gjitha veprimet demokratike për të mos lejuar që të qeveriset vendi kështu”, ka thënë ai për “Zërin”.

Sipas Hotit, kjo Qeveri qysh në fillim ka filluar duke u shkelur rregulloret, duke u shkelur Kushtetutën dhe është pa asnjë program të qartë. “Kemi për ta siguruar rrugën pro evropiane që ne e kemi nisur me Qeverinë e kaluar bashkë me partnerët tanë”, theksoi Hoti.

Më Shumë

Të gjitha fshatrat e Dragashit përfshihen në sistemin e grumbullimit të mbeturinave

Komuna e Dragashit ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mjedisit dhe shërbimeve publike. Nga sot, të gjitha fshatrat e kësaj komune...

‘Hidroregjioni Jugor’ kërkon pagesën e faturave të ujit në Zhur – borxhi mbi 645 mijë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë një thirrje publike për konsumatorët e fshatit Zhur, duke kërkuar pagesën e menjëhershme të...

Lajmet e Fundit