Faleminderit !

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, ka falënderuar të gjithë kuvendarët për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij mandati.

Ai, gjithashtu ka falënderuar kryetarin e Komunës Ramadan Mujën.

Postimi i plotë në Facebook

Sot, organizuam mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të kësaj legjislature, në të cilen miratuam buxhetin e komunës për vitin 2018/19/20.

Si kryesues i këtij Kuvendi, kam kënaqësinë t’i falënderoj secilin veç e veç!

Mirënjohje për secilin këshilltarë të kuvendit, për angazhimin, bashkëpunimin, kontributin dhe punën që kanë bërë gjatë këtij mandati si anëtarë të Kuvendit të Komunës.

Gjithashtu, falenderime dhe respekt për punën dhe bashkëpunimin që kemi pasur me Kryetarin e Komunës, Prof. Dr. Ramadan Muja.
Paçim fat dhe shëndet! Suksese!

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit