Zafir Berisha: Me bager do ta rrënoj shtëpinë në Tranzit

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, premton lirimin e rrugës në Tranzit.

Ai, thotë se personalisht do të rrënojë shtëpinë, e cila është bërë pengesë e lëshimit në qarkullim të kësaj rruge.

“Personalisht kam me hyp në bager edhe kam me e rrënu shtëpinë që është në mes të rrugës”, ka thënë Berisha në debatin e RTV Besës,transmeton PrizrenPress.

Rruga Tranziti, në Arbanë të Prizrenit, ka filluar të ndërtohet në vitin 2013. Për shkak mungesës së zgjidhjes së problemit të një shtëpie, ajo ende nuk është futur në funksion.

Rrëzimin e saj, kanë premtuar se do ta bëjnë edhe kandidatët e tjerë për kryetar të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit