10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

LDK-ja anatemon Fatmir Sejdiun

FatmirSejdiu-IsaMustafaIsh kryetari i LDK-së dhe ish presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, duket se ka mbetur larg proceseve brenda partisë që dikur e udhëhoqi. Si kryetar nderi i partisë së dytë më të madhe në vend, Sejdiu nuk është konsultuar fare për zhvillimet e fundit në LDK, sidomos në procesin e përzgjedhjes së kandidate për kryetar të komunave.

Burime te Indeksonline kanë thënë se Sejdiu ndihet i anatemuar nga kryetari Isa Mustafa, pasi që nuk është përfshirë në asnjë konsultë.

“Roli i Sejdiut në LDK mbetet i fuqishëm duke pas parasysh ndikimin e tij në një pjesë të madhe te anëtarësisë. Mirëpo, ai asnjëherë nuk ka qenë në mesin e personave që janë konsultuar për proceset nëpër të cilat po kalon partia, veçanërisht në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave”, ka thënë një zyrtar i LDK-së i cili ka kërkuar të mos i përmendet emri.
Indeksonline ka tentuar të flasë me Sejdiu, por ky i fundit nuk ka dashur të deklarohet me arsyetimin se një gjë të tillë do ta bëjë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Burime tjera kanë konfirmuar se heshtja e Sejdiu ndërlidhet me idenë se ai nuk dëshiron të ndikoj në anëtarësinë e LDK-së në prag të fushatës elektorale.
“Sejdiu do flasë për të gjitha pas zgjedhjeve. Ateherë opinioni publik do të njoftohet me qëndrimet e tij”, thekson burimi.

Sejdiu edhe në prononcimet e mëhershme për media ka qenë kritik ndaj Isa Mustafës, për të cilin ka thënë që mos ta ketë takuar e as konsultuar për zhvillimet në parti dhe zhvillimet rreth procesit zgjedhor.

Më Shumë

Malisheva drejt shërbimeve më të mira: Kastrati takim me drejtorët komunalë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, zhvilloi një takim konstruktiv me drejtorët komunalë, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit, përmirësimin e komunikimit...

Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi përfitojnë bursën “Shpresat Olimpike 2026”

Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik i Kosovës ka miratuar listën e bursave “Shpresat Olimpike 2026”, program që synon mbështetjen e sportistëve të rinj premtues...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit