Këshilli Gjyqësor i Kosovës suspendoi tre gjyqtarë

Keshilli gjyqesorKëshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) përmes një njoftimi për medie bëri të ditur se ka suspenduar tre gjyqtarë, sipas kërkesës së Zyrës së Prokurorit Disiplinor.
Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti për Krime Rënda, PP.nr.120/2013 të ngritur ndaj Elmaze Fazliu, gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, njëkohësisht kryetare e panelit për lirim me kusht, znj. Irfane Bucinca-Rizvanolli dhe znj.

Fidaije Zogaj, gjyqtare porote në Gjykatën Themelore në Prishtinë si dhe në bazë të rekomandimit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor me numër ZPD-2013-234 me të cilën kërkohet suspendimi i menjëhershëm i tyre, Komisioni Disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës me datë 09.09.2013, ka mbajtur një seancë dëgjimore të jashtëzakonshme dhe duke u bazuar në neni 34. paragrafi 2 i Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (Ligji nr.03/L-223) vendosi që të gjithë gjyqtarëve t’i shqiptoj masën e SUSPENDIMIT të përkohshëm nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit deri në përfundimin e procedurës penale ndaj tyre, thuhet në kumtesën e KGJK

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit