Baxhaku: Sukseset e të rinjve janë krenaria jonë

Hatim Baxhaku, kandidat për të parin e Prizrenit nga LDK, sot në fshatin Zym të Hasit, ka marrë pjesë në manifestimin’Takimet e Gjeçovit’,.

“Aty ku ruhet me fanatizëm identiteti ynë shqiptar, ishte kënaqësi takimi me veprimtarë, artistë, krijues, politikanë dhe mysafir të shumtë nga mbarë trojet shqiptare, është shprehur me këtë rast”, u tha në këtë takim.

Baxhaku më vonë ka vizituar edhe SHKA ‘Lidhja e Prizrenit’ ku është zotuar se do të jetë mbështetës i madh i aktiviteteve kulturore të të rinjve prizrenas.

“Do të jem gjithmonë në mbështetje të kulturës dhe talentëve të rinj. Rinia jonë mrekullueshme, meriton kushte e ambient të përshtatshëm për aktivitetet e tyre, meriton gjithë vëmendjen tonë institucionale, sepse sukseset e tyre janë krenaria e gjithë neve”,ka thënë Baxhaku.

Më Shumë

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Lajmet e Fundit