22.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Haskuka: Populli duroi mjaft, por ata nuk u ngopën

Sonte në lagjen “10 Qershori”, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të Parlamentit të Kosovës, Dukagjin Gorani, Arbër Rexhaj e Drita Millaku, në takim me banorët e kësaj lagjeje, i dhanë mbështetje të fortë, kandidatit për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka si dhe kandiatatëve për asamble komunale, Artan Abrashit, bartës i listës, Karanfil Haxhillarit, Ana Spaqit, Nora Haskuka- Muratit, Sebajdin Smanit e Ardit Halilajt.

Pas paraqitjeve të kandidatëve për asamble komunale, mes tjerash kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha:
“Kësaj qeverisje “10 Qershori” ia dha goditjen më të fortë më 11 qershor, më 22 tetor do ta nakautojë fare. Duke shfrytëzuar durimin tonë, pra durimin e popullit, se një ditë do të ngopen vërtetë, ata bënë të kundërtën, vetëm për dreka e darka zyrtare kanë shpenzuar hic më pak se 66 mijë euro. Dhe dikush nga shokët e mi këto para i ka konvertuar në ushqim, del se me ato para ata kanë mundur t’i hanë gjysmë milioni qebapa.

Dallimi me nesh dhe partive të tjera , është ndershmëria, dija dhe guximi. Ne zotimet tona i kemi hedhur në letër, që do të thotë se ne kemi bërë kontratë me ju. Sepse nga ne pas mandatit tonë të parë, ju do të mund të kërkoni llogari.

Për 18 vite me radhë nuk kanë arritur të rregullojnë ndricimin publik, ujjin e pijes, infrastrukturë rrugore, sepse nuk ishin të sinqertë. Ne në mandatin e parë qeverisës do t’i ndërtojmë katër cerdhe, ku familjeve me të ardhura të vogla nuk do të paguajnë fare për fëmijët e tyre. Përmirësimi i gjendjes në arsim fillon nga familja, cerdhet e deri në shkolla. Nga 300 projekte të nisura nga kjo qeverisje, 200 sosh kanë mbetur të papërfunduara.”

Haskuka në zotimet e tij shtjelloi se si do të përmirësohet gjendja në arsim dhe shëndetësi në Komunën e Prizrenit, po ashtu sqaroi edhe detaje nga projekti për inovacion dhe ndërmarrësi. Në fund ftoi të pranishmit që ndryshimin e gjendjes së tyre ta bëjnë më 22 tetor.

Më Shumë

Rahoveci shënoi 26-vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc

Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën...

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Lajmet e Fundit