Boshnjakët e VAKAT dhe Duda Balje thirrje prizrenasve ta votojnë Shaqir Totaj

Koalicioni VAKAT në Prizren, në këto zgjedhje lokale po e përkrah Shaqir Totajn e PDK-së për Kryetar të Prizrenit.Gjat fushatës, boshnjakët kanë organizuar disa takime me përkrahës në të cilat pos Totajt, ka marrë pjesë edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.Deputetja prizrenase që vjen nga ky koalicion, Duda Balje në një mesazh publik sot i ka bërë thirrje komunitetit të saj që ta votojnë Shaqir Totaj.

“Unë e njoh Shaqir Totajn si qytetar të Prizrenit, një njeri shumë energjik dhe i disiplinuar. Jam e sigurt se Shaqir Totaj është njëri prej miqve më të mirë dhe partneri më i mirë që e kemi pasur deri më tani si komunitet boshnjak. Prandaj, i bëj thirrje komunitetit boshnjak të cilin unë e përfaqësoj, që më 22 tetor ta votojnë z. Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit. Shaqir Totaj është përzgjedhja ime për këto zgjedhje” ka thënë ajo.

Më Shumë

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Lajmet e Fundit