Krusha e Vogël ende në kërkim të të pagjeturve

Ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që të punohet më shumë për zbardhjen e krimeve të shtetit serbë të bëra në Kosovë. Ai ka kërkuar që kryerësit e krimeve të dalin para drejtësisë dhe të dënohen. Ndërkohë, Krusha e Vogël e Prizrenit vazhdon tash e më shumë se 18 vjet të kërkojë 68 bijtë e saj, që shteti i serbë i vrau, i masakroi dhe i zhduku në pranverën e vitit 1999.

Në varrezat e fshatit Krushë e Vogël të Prizrenit, vijnë shpesh familjarë dhe të afërm për të parë e për të rregulluar ndonjë lule, apo edhe për t’i pastruar ato. Por jo vetëm për këto gjëra. Kur ndonjë mysafir jashtë rrethit familjarë ju afrohet varrezave , krushjanët menjëherë do të jenë aty. E kjo po ndodh pasi jo rrallë, të afërmit e tyre që u vranë e u masakruan në luftë, u rivarrosën herë pas here për gjatë këtyre 18-të viteve që u lanë pas, por eshtrat e tyre sërish nuk po prehen të qeta. Ato vazhdojnë të eshkumohen , për arsye se, AND-të nuk po korrespondojnë. Një fat të tillë e pati edhe babai i Arsimit….

Kur ju vra e ju zhduk babai , Arsimi ishte vetëm 10-të vjeç, por tregimet e familjarëve gati çdo ditë për ditët e tmerrit që përjetuan në Marsin e vitit 1999-të po e shoqërojnë edhe brezin e ri.

Për gjatë këtyre viteve , banorët e Krushës së Vogël po vazhdojnë të ngrenë zërin për të pagjeturit.

E ndërkaq jeta vazhdon në këtë fshat të vogël, por me halle të mëdha. Brezi i ri po rritet , por në tregimet e tyre asesi të anashkalohet ngjarja e rëndë që ndodhi në fillim të pranverës së viti 99-të.

Banorët e Krushës së vogël dhe Krushës së Madhe kërkojën nga institucionet e vendit më shumë punë e rezultate konkrete në këtë qështje.

.

Më Shumë

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi Festivalin e MiniBasketbollit, ku morën pjesë klube...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit