Mustafi kthehet për derbin me Tottenhamin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Tottenhamit që zhvillohet muajin tjetër, kanë raportuar të martën mediumet angleze.

Mustafi u lëndua me Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe i mungoi Arsenalit në humbjen e fundit nga Watfordi (2:1), transmeton Koha Ditore.

Dueli mes Arsenalit dhe Tottenhamit, do të zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Emirates” në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.

“Mustafi nuk do të jetë i gatshëm deri pas ndeshjeve të barazhit për botëror. Besoj se mund të llogariti në të për duelin kundër Tottenhamit”, ka deklaruar Wenger.

Mustafi 25-vjeçar, që vitin e shkuar iu bashkua Arsenalit nga Valencia, këtë edicion ka regjistruar pesë paraqitje në të gjitha garat.

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Lajmet e Fundit