Zafir Berisha: Do të jem në balotazh

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se do të jetë në balotazh, si dhe ka shprehur bindjen e tij se do të fitojë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Berisha në Klan Kosova tha se ndonëse ka pasur një pengesë jokorrekte, ai në javën e dytë e ka ngritur dinamikën e takimeve.

Bazuar në takimet që i ka zhvilluar, Berisha tha se është paralajmëruese se minutat e fundit po vijnë për këtë qeverisje në Prizren.

“Mburrem me origjinën time”, tha Berisha, por shtoi se është kandidat për të gjithë qytetarët pa dallim feje, etnie apo bindjeje politike.

“Do të jem në balotazh”, tha Berisha, duke pohuar se nuk sheh ndonjë kandidat serioz që mund ta sfidojë.

“Fitorja e Zafës është mëse e sigurt”, përfundoi ai.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit