Veseli: Fitorja e PDK-së filloi nga Hasi me Shaqir Totajn

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deputeti Nezir Çoçaj dhe lidershipi i PDK-së, sot morën pjesë në tubimin përmbyllës të PDK-së në Has, nga ku morën mesazhin e çartë, që, nga Hasi do të fillojë fitorja e madhe e PDK-së dhe kryetarit të ardhshëm të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton kumtesa nga kjo parti.

Totaj, siguroi hasjanët se do të jetë përkrah tyre dhe qytetarëve të Prizrenit, gjatë qeverisjes së tij dhe PDK-së, duke vazhduar me mirëqeverisje dhe investime kapitale.

Hasjanët garantuan se më 22 tetor, Hasi do të votoj vetëm për numrin 94 dhe kryetarin e ardhshëm të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përfundon kumtesa.

Më Shumë

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit