Prizren: Punëtorët vjedhin në “ELKOS”, tre të arrestuar

Punëtorët e qendrës Tregtare “ELKOS” kanë tentuar të vjedhin pajisje elektronike dhe gjëra ushqimore nga kjo depo.

Mirëpo, policia e ka parandaluar një vjedhje të tillë në orët e vona të mbremjës së djeshme, shkruan Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, ku policia pas kontrollit të veturave të tyre të cilët kishin gepekët e hapur, kanë identifikuar gjërat e vjedhura të vet punëtorëve të kësaj qendre tregtare.

Gjësendet e vjedhura dhe automjetet janë sekuestruar në cilësi të provës materiale.

Ndërsa, të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit ndalën nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit