Armend Muja:Lulëzim Kabashi, Zafir Berisha dhe minoritetet përcaktues të balotazhit në Prizren

Analisti Armend Muja thotë se Lulëzim Kabashi(AAK), Zafir Berisha(Nisma) dhe komunitetet, janë përcaktues të fitores në balotazh të Prizrenit.

“Përcaktues të fitores në balotazh janë komunitetet (20%), Lulëzim Kabashi (8%) dhe Zafir Berisha (8%)”, shkruan Muja në “Facebook”,transmeton PrizrenPress.

Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj dhe ai i VV-së, Mytaher Haskuka, do të përballen në balotazh me 19 nënor.

Analisti Muja, vlerëson se në zgjedhjet e së dielës PDK -ja ka fituar numër me të madh të votave se në zgjedhjet lokale te vitit 2013, si për kryetar ashtu edhe për asamble.

“Është një nga komunat ku PDK ka performuar përtej pritshmërisë”, vlerëson ai.

“Inkuadrimi i Shaqir Totaj ka rikuperuar humbjen e 6000 votave në zgjedhjet e fundit qendrore”.

“Suksesi i PDK lidhet ngushtë me Shaqir Totaj”.

Ai totë se VV është dyfishuar.

“VV është dyfishuar në krahasim me zgjedhjet lokale 2013. Është një nga shembujt e rrallë të qyteteve që ka votuar me dalllim më të vogël ndërmjet zgjedhjeve e fundit qendrore ashtu edhe këto lokale”.

“Kandidati ka fituar më shumë vota sesa partia. Kandidatura e VV është shumë e fuqishme dhe me potencial për të përmbysur rezultatin”.

Muja vlerëson se LDK-ja në Prizren është përgjysmuar.

“Është një nga komunat ku nuk është parë efekti i rritjes së LDK-së”.

“AAK, është në margjina të votuesve personal të Lulzim Kabashi. I njëjti merr numër të ngjashëm të votave në çdo pale zgjedhje”.

“Nisma, është një nga qytetet ku Nisma ka performuar mire në saje të Zafir Berisha. Influenca e të fundit ka filluar të zbehet”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit