Malishevë: Mbytet në pus 85 vjeçari, dyshohet për vetëvrasje

Sot rreth orës 08:30 ka humbur jetën një person i moshës 85 vjeçare, rasti ka ndodhur në Malishevë. Dyshohet se viktima ka dalur herët nga shtëpia dhe më pas është hedhur në pus, lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga stacioni policor i Gjakovës.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Sot në ora 08:30 stacioni policor në Malishevë është informuar për një rast ,, Hetim i vdekjes”. Policia ka dal në vensin e ngjarjes, ka të bëjë me një person të moshës 85 vjeqar i cili është gjetur i vdekur në një pus. dyshimet e para janë se viktima në orët e hershme të mëngjesit ka dal nga shtëpia dhe dyshohet se është hudhur vet në pus. Policia Rajonale nga Gjakova po merret me hetim të rastit”, tha Lirije Podrimaj për Gazetën Express.

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare!

Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko,...

Lajmet e Fundit