13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Hoxha: Kadastra e Komunës nuk ekzekutoi vendimin e Gjykatës Supreme

Ramadan Muja(E plotësuar) Agron Hoxha dhe Besim Morina kanë dhënë sot dëshmitë e tyre në pjesën e parë të gjykimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja. Në pjesën e dytë të gjykimit, ndërkaq është paraparë që të dëshmojnë edhe dy persona të tjerë, përkatësisht , Ekrem Muçaj dhe Basri Begaj.

Ish-avokati Agron Hoxha dhe avokati aktual i Komunës së Prizrenit, Besim Morina, kanë dhënë dëshminë e tyre rreth mosekzekutimit të një vendimi të Gjykatës Supreme të Kosovës, për kthimin e një prone kontestuese nga persona individual në atë të Komunës.

Ish-avokati Hoxha tha se nëpërmjet një shkrese ka kërkuar nga Drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës që të respektohet vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës për kthimin e pronës në gjendjen e më pashme. “Ka qenë detyrë e imja ligjore që si avokat t’i mbrojë interesat e Komunës. Unë kam kërkuar nga drejtoria e Gjeodezisë dhe Kadastrës që të respektohet dhe ekzekutohet vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës”, tha Hoxha.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Supreme është dashur të ekzekutohet edhe pa kërkuar avokati i publik i Komunës. “Edhe avokati para meje ka kërkuar që lënda të ekzekutohet, mirëpo ajo nuk është ekzekutu. Unë e kam përsërit kërkesën në mënyrë që të forcohet dhe ekzekutohet vendimi”, tha Hoxha.
Ai ka treguar se si avokat në hapësirën e Komunës ka vendosë edhe njoftimin me përmbajtejn që të gjitha vendimet e gjykatave duhet të respektohen. ”Unë kam vendosë publikisht njoftimin që edhe Komuna duhet të respektojë vendimet e organeve të drejtësisë”, tha Hoxha.

Ai tha se në pronën kontestues ka qenë i përfshirë edhe Drejtori i Administratës, Minir Krasniqi. “Pikërisht që në këtë çështje ka qenë i përfshirë edhe Minir Krasniqi unë kam kërkuar që Komuna duhet të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka kërkuar që prona të kthehen në gjendjen e më pashme”, tha Hoxha. Edhe avokati i Besim Morina tha se vendimet e Gjykatës Supreme duhet të ekzekutohen. Gjykimi do të vazhdojë pas orës 14:00.

Sot Muja në Gjykatë

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, sot do të paraqitet  në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se gjykimi ndaj Ramadan Mujës, do të rifillojë sot dhe do të zgjatë gjatë tërë muajt shtator.”Gjykimi do të zgjatë gjatë tërë muajt”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Sipas tij, gjykimet gjatë këtij muaj do të mbahen çdo ditë, përjashtuar ditët e pushimit. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja bashkë me drejtorët e tij është duke u përballur me drejtësinë, pasi që Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar kërkesën për hedhjen poshtë të vendimit të Themelores në Prizren për konfirmimin e aktakuzës.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi,...

Lajmet e Fundit