18.4 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Neymar nuk duron më, ankohet për videot e trajnerit Emery

Aventura e yllit Neymar te PSG-ja nuk po shkon ashtu siç ai e kishte ëndërruar. Sajti brazilian “UOL Esporte” njofton se 25-vjeçari ka pakënaqësi për “maninë” e trajnerit Unai Emery për ta ndihmuar taktikisht duke përdorur videot.

Sulmuesi acarohet kur i duhet të dëgjojë deri në 30 minuta për mënyrën se si duhet të luajë. Ai është lojtar i aksionit dhe jo i mendimit. Kjo ka bërë që të ankohet te drejtuesit e klubit, sepse nuk duron më. Pavarësisht se edhe trajneri i Brazilit, Tite, i përdor videot, ai problemin e ka me stërvitjen në klub.

“Neymar ka nevojë për kohë që të përshtatet dhe që shokët e tij të përshtaten me të. Ai është një lojtar i cili krijon shumë presion dhe ashpërsi kur ka topin. Është Neymar, luan si Neymar dhe do të rritet si Neymar. Po analizojmë disa video me të për të parë se si mund të rritet, sidomos në pozicionim dhe në lidhjen me skuadrën”, – tha Emery së fundmi.

Ish-lojtari i Barcelonës, megjithatë, nuk ndihet rehat me këto kushte, gjë që ia ka komunikuar edhe skuadrës. E vetmja gjë që i pëlqen nga trajneri i tij është fakti se deri tani ky i fundit i ka dhënë liri në fushë.

Më Shumë

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në fshatin Llapçevë të Malishevës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se...

FBK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit Arben Fondaj

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit të njohur, Arben Fondaj. Në telegramin zyrtar të ngushëllimit, Federata...

Lajmet e Fundit