Haxhi Avdyli: Ky është rezultati i takimit LDK-Vetëvendosje në Prizren

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli është deklaruar pas takimit me Vetëvendosjen, ai e ka quajtur këtë takim si një hap të mirë drejt koalicionit VV-LDK.

“Ne u takuam, biseduam për sfidat që janë drejt një koalicioni të mundshëm LDK-VV, dhe sfidat e dyta të qeverisjes së Prizrenit, ky është takimi i parë nuk ka diçka konkrete, janë vetëm diskutime për gjërat që mund të na afrojnë dhe jo të na ndajnë, ka ende detaje të cilat duhet diskutuar është hap i mirë për ndonjë marrëveshje të mundshme”, ka pohuar Avdyli për Gazeta Blic.

I pyetur se a pritet të ketë takime të reja, Avdyli theksoi së të dyja palët janë pajtuar që të vazhdohen këto takime.

“Kemi me pas edhe takime tjera, do të diskutojmë edhe gjëra tjera konkrete, i kemi grupet që të diskutojmë për harmonizimin e programeve që e kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe jo gjëra madhore, p.sh si ujësjellësi, shëndetësia, pra ekziston vullneti i mirë që të krijohet marrëveshja”, ka përfunduar Avdyli.Kujtojmë që Komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh me kandidatët: Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosja.Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 19 nëntor./GazetaBlic./

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lajmet e Fundit