27.2 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Polici Nuridin Begolli: Asnjëherë nuk kam hulumtuar rreth të dëmtuarit

Rreshteri policor, Nuridin Begolli, i cili akuzohet për keqpërdorim të informatës zyrtare, të hënën, gjatë mbrojtjes së tij, ka thënë se asnjëherë nuk e ka përdorur sistemin e të dhënave kriminale, për të mësuar të kaluarën kriminale të të dëmtuarit, Deli Hoxha.

Begolli ka mohuar të ketë hulumtuar ai vetë apo të ketë angazhuar kolegët e tij për të zbuluar numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes të të dëmtuarit Hoxha.

Ai ka thënë se biseda në “Viber” në mes tij dhe A.K, ka qenë bisedë private pasi që të njëjtën e njeh familjarisht, mirëpo sipas tij, ai asnjëherë nuk i ka thënë asaj se i dëmtuari ka 37 vepra penale.

Rreshteri tutje ka thënë se A.K. është ankuar me gojë disa herë tek ai dhe kolegët e tij, rreth shqetësimeve që kishte nga i dëmtuari në këtë rast, Deli Hoxha, ku sipas tij, ajo nuk ishte ndier e sigurt në prezencën e të dëmtuarit.

Ai ka thënë se nuk ka pasur nevojë të informojë qytetaren Kolukaj për veprat penale të të dëmtuarit, pasi që sipas tij, ajo veç ka qenë e informuar shumë mirë për veprimet e të dëmtuarit, të cilat ajo i ka treguar edhe para trupit gjykues.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, seancën e radhës e ka caktuar për 13 nëntor 2017, në ora 08:15, në të cilën do të vazhdojë mbrojtjen e tij, i akuzuari Begolli.

Ndryshe, rreshteri i Policisë së Kosovës, Nuridin Begolli, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se në cilësinë e zyrtarit policor, ka zbuluar informatën zyrtare për personin tjetër, duke i dhënë atij një përparësi që nuk i takon.

Sipas aktakuzës, Begolli ka njoftuar qytetaren A. K. për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes, të kryera nga qytetari Deli Hoxha, e i cili informacion, ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes këtyre dy personave.

Më Shumë

Kurti i fton në takim të përbashkët liderët e partive politike

Kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur...

Prizreni përforcohet me Zenel Gavazajn

Prizreni ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit me përvojë Zenel Gavazaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës në edicionin e ri garues. “Gavazaj është...

Lajmet e Fundit