Kurti me ultimatum për Qeverinë, thotë se Astrit Dehari ra dëshmor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera që deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm ta lejojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar për Astrit Deharin, duke shkarkuar zyrtarët që ishin përgjegjës e të cilët do ta pengonin një hetimin, siç janë Dhurata Hoxha, Shpend Maxhuni, Nexhmi Krasniqi, Fatos Makolli, Syl Hoxha, Metush Biraj dhe Abdurrahim Islami.

Kurti para protestuesve tha se rënia dëshmor e Astritit dëshmon se po sundohemi nga një kast e dhunshme kriminelesh që e kanë uzurpuar lirinë, të cilët vjedhin dhe shesin pasurinë tonë.

“Astritin nuk na morri sëmundja apo aksidenti, Astritin na mori padrejtësia të cilën ai e luftonte me gjithë qenien e tij”, tha ai. “Një vit më parë Astriti është bërë dëshmori më i ri i Kosovës dhe i shqiptarisë”.

Sipas tij, “rënia dëshmor e Astritit dëshmon se po sundohemi nga një kast e dhunshme kriminelesh që e kanë uzurpuar lirinë, të cilët vjedhin dhe shesin pasurinë tonë”.

“Ata e kanë braktisur kombin për tu bërë mafioz milioner, ata e kanë kapur policinë, hetuesinë, prokurorinë dhe gjykatën; ata po e shfrytëzojnë popullin tonë dhe ata janë të gjithë fajtor për mbytjen e Astritit në burg”, tha Kurti. /KP/

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit