2.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Bërlloku kontaminon dhomat në spitalin e Prizrenit(Video-foto)

Gjendja me papastërtinë në dhomat e spitalit të Prizrenit, ka tronditur një qytetare gjermane e cila po qëndron në Kosovë.

Anna Fleischhauer ka ardhur në Kosovë për një projekt të sajin dhe para pak kohe vizitoi një të afërm në spitalin e Prizrenit.

“Pas vizitës që i bëra një të afërmi në Spitalin Regjional të Prizrenit, u shokova nga niveli i lartë i papastërtisë gjë të cilën nuk e kisha hasur askund më parë. Njerëzit që pranohen në këtë spital mund të sëmuren edhe më rëndë shkaku i baktereve dhe viruseve të ndryshme”, deklaron Fleischhauer, shkruan Gazeta Shneta.

Ajo thotë se pastruesit nuk duhen fajësuar për shkak se vetëm dy punëtorë janë të detyruar të pastrojnë një spital të tërë, gjë që tregon mungesën e elementeve kryesore të një institucioni të rëndësishëm si ky.

“Pacientët me probleme të zemrës dhe të frymëmarrjes janë të shtrirë në dhoma të kontaminuara. Sistemi i ngrohjes i vendosur në dhomat e këtij spitali është krejtësisht i ndotur. Në këtë mënyrë, pacientët thithin ajrin e kontaminuar. Vetëm pas pesë minutave qëndrimi në këtë dhomë fitova kokëdhimbje”, ka thënë Fleischhauer.

Kjo është arsyeja që këtë shtetase gjermane e shtyri që të shkojë në spital së bashku me Isuf Bytyçin, për të pastruar dhomat e pacientëve.

“Për këtë arsye, unë dhe Isuf Bytyçi morëm iniciativën të pastrojmë dhomën dhe veçanërisht sistemin e ngrohjes. Edhe pse politika në Kosovë po dështon, secili prej neve mund të bëj diçka në përmirësimin e këtyre rrethanave”, ka shkruar ajo.

Anna thotë se nuk mund të pajtohet me këtë gjendje dhe kur dëshiron që të ndryshojë diçka për të mirë, atëherë duhet filluar nga vetja.

Tani ajo po kërkon nga të rinjtë që të mblidhen së bashku për të pastruar të gjitha dhomat në spitalin e Prizrenit.

Anna ka ndërmarrë një iniciativë në Facebook ku mund të bashkoheni edhe ju për ta ndihmuar.

Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/lajme/bnerlloku-kontaminon-dhomat-ne-spitalin-e-prizrenit-457948/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Fest 63 – Mbyllet nata e parë! Spektakël, mesazhe të fuqishme sociale. Publikohet juria

Nata e parë e Festivalit të 63të të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta Fest 63 shfaqi...

KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga konsumatorët që ti kryejnë obligimet për shërbimet e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren  ka apeluar te konsumatorët për pagesën e faturave të ujit në fund të vitit. “Kërkojmë nga secili...

Lajmet e Fundit