Avdyli: LDK’ja nuk e përkrah as Vetëvendosjen, as PDK’në në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta kenë përkrahjen e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prizren.

Kështu ka thënë kryetari i Degës së LDK’së në Prizren, Haxhi Avdyli, në një intervistë për Gazetën Express.

Avdyli ka bërë të ditur se asnjëri prej kandidatëve që do të përballen në balotazh më 19 nëntor, Shaqir Totaj i PDK’së e Mytaher Haskuka i VV’së, nuk mund të llogarisin në mbështetjen e LDK’së.

Ai po ashtu i ka thënë Fidan Jupollit se LDK ka fakte që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka manipuluar komunitetin boshnjak në zgjedhjet lokale të sivjetme.

Ndiqeni intervistën e Avdylit për Express, në videon e mëposhtme:

TEMAT:

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/avdyli-ldk-ja-nuk-e-perkrah-as-vetevendosjen-as-pdk-ne-ne-prizren-458043/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit