Emrat e 41 kuvendarëve në Prizren

Mbrëmë, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve komunale, të cilat u mbajtën më 22 tetor 2017. Në përbërjen e re të Kuvendit të Prizrenit, PDK do të ketë 13 kuvendarë me 31,22 % të votave të fituara në zgjedhjet e 22 tetorit. Në vendin e dytë rangohet LVV me 7 kuvendarë dhe 16,91 % të votave. LDK radhitet e treta me 6 kuvendarë dhe 15,25 % të votave. Pas saj radhitet AAK me 4 kuvendarë dhe 8,72 % të votave, ndërsa po kaq kuvendarë do të ketë edhe Nisma për Kosovën me gjithsejtë 8, 34 % të votave.

Partia e komunitetit turk KDTP do t’i ketë 3 kuvendarë me 7,24 % të votave, ndërsa partitë e komunitetit boshnjak: koalicioni VAKAT dhe NDS nga dy kuvendarë nga 5,53 % respektivisht 3, 98 % të votave. Në vijim iu sjellim dhe emrat e kuvendarëve të rinj nga PDK: Kujtim Gashi, Kastriot Krasniqi, Shkodran Kryeziu, Skender Sallauka, Shukri Quni, Bardhi Avdaj, Simir Krasniqi, Sulltan Badalli, Alush Shala, Antigona Bytyçi, Dafina Bllaca, Sherife Balaj dhe Rreze Hoxha.

Kuvendarë të LVV-së do të janë: Artan Abrashi, Adem Shabanaj, Faruk Dakaj, Ilir Gashi, Dafina Alishani, Ana Spaqi dhe Nazife Kokollari. Kuvendarë të LDK-së janë: Haziz Hodaj, Xhavit Ukaj, Petrit Hoxhaj, Behar Begaj, Kujtesa Kabashi- Shatri dhe Sadije Osaj- Jakupi. Nga AAK kuvendarë do të janë: Fatmir Kastrati, Ilir Baldedaj, Agnesa Sinanaj dhe Vjollca Kabashi. Kuvendarë të Nisma për Kosovën do të janë: Sinan Alija, Pranverim Berisha, Lirije Bytyçi dhe Ganimete Hoxha- Babuna.

KDTP do të përfaqësohet me këta kuvendarë: Senxhar Karamuço, Ertan Simitçi dhe Sevil Kazaz. Anëtarë të Kuvendit nga VAKAT-i do të janë: Rasim Demiri dhe Bedrija Ejupagiq, ndërsa nga partia tjetër e komunitetit boshnjak NDS do të janë kuvendarë të rinj: Bajrush Sezairi dhe Arhim Ajazi.

Kjo do të jetë përbërja e re e Kuvendit të Prizrenit që do t’i ketë 41 anëtarë nga 7 parti politike që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 22 tetorit.

Më Shumë

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Lajmet e Fundit