11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

PDK – LVV në Prizren në pritje të partive të tjera për koalicionin para balotazhit

Partitë politike që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Prizrenit gjatë ditëve të fundit kanë intensifikuar takimet me subjekte të tjera në përpjekje të arritjes së marrëveshjeve për bashkëqeverisje.

Përfaqësues nga Dega e PDK-së kanë pohuar se janë afër finalizimit të disa marrëveshjeve, ndërkohë që ata të LVV-së po i vazhdojnë takimet dhe kanë marrë mbështetje nga së paku dy parti, ani pse ende nuk ka asgjë të nënshkruar, shkruan sot Koha Ditore.

Deri tashti Dega e LDK-së ka dalë me qëndrimin se nuk do të lidhë koalicion parazgjedhor, por beson se votuesit e saj do ta përkrahim ndryshimin, përkatësisht Mytaher Haskukën e LVV-së, ndërkohë që AAK-ja dhe KDTP-ja kanë bërë të ditur se para marrjes së një vendimi rreth koalicionit para balotazhit do t’i dëgjojnë ofertat e dy kandidatëve.

Më Shumë

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Lajmet e Fundit