11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Haskuka:Për balotazh kam marrë mbështetje edhe nga kandidati i LDK-së, Hatim Baxhaku

Në fund të javës i publikojmë marrëveshjet për balotazhin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka , ka bërë të ditur se deri në fund të kësaj jave do t’i publikoj marrëveshjet e arritura me subjektet e tjera politike për bashkëqeverisje. Ai ka konfirmuar se për balotazh ka marrë mbështetje nga kandidati i LDK-së, Hatim Baxhaku.

“Marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve ku dy të tretat e qytetarëve kanë votuar për ndryshim dhe kundër vazhdimit të qeverisjes aktuale, unë jam në kontakt të vazhdueshëm me kandidatët e subjekteve që nuk kane hyrë në balotazh, në mënyrë që së bashku të krijojmë një front për ndryshim, të cilin e presin qytetarët tanë, shkruan sot Koha Ditore.

Deri tashti gatishmëri për bashkëpunim më kanë shprehur Hatim Baxhaku, qysh pas daljes së rezultateve të para, si dhe Zafir Berisha, i cili ka shprehur interesim me serioz për lidhje të bashkëpunimit mes subjekteve tona. Takime kemi pasur edhe me AAK-në, KDPT-në dhe NDS”-në, ka thënë Haskuka.

Ai ka theksuar se pos për balotazh ka nevojë për bashkëpunim edhe për qeverisjen 4-vjeçare, pasi që raportet e vendeve në KKK janë të tilla.

Më Shumë

Në Malishevë përkujtohen dëshmorët Ramiz Shala dhe Bajram Gashi

Sot u përkujtuan me nderime dëshmorët e kombit Ramiz Shala nga Kleçka dhe Bajram Gashi nga Vërmica, të cilët ranë duke sakrifikuar jetën për...

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

Lajmet e Fundit