Dy javë para shpalljes së aktgjykimit, Limaj paralajmëron prova të reja në rastin “MTPT”

Fatmir Limaj, ish-ministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomit (MTPT), njëherësh zëvendëskryeministër, ka paralajmëruar, përmes avokatit të tij, se do të propozojë para gjykatës prova të reja në rastin “MTPT”.

Tani për tani, siç i është thënë “Kohës Ditore”, Limaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë hequr dorë nga propozimi i dëshmitarëve, duke ia hapur rrugën prezantimit të provave, që është procedura e fundit para paraqitjes së fjalës përfundimtare.

Provat e reja, por edhe prova që veç janë në shkresa të lëndës, pritet të prezantohen më 15 nëntor, kurse në datat 21 dhe 22 nëntor do të jepet fjala përfundimtare.

Verdikti final i këtij procesi gjyqësor është planifikuar të shpallet më 24 nëntor.

Ish-ministri Limaj, së bashku me këshilltarin e tij, Endrit Shala, ish-shefin e prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi, si dhe shoferi e tij, Shpëtim Telaku, po përballen me drejtësinë për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrje e dhënie ryshfeti./koha ditore/

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit