14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Bytyqi: Nuk do të shtohet numri i mësimdhënësve për mësim tërëditor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk planifikon që krahas aplikimit të mësimit tërëditor të rrisë edhe numrin e mësimdhënësve, ashtu siç është duke kërkuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Për MASHT-in, numri i mësimdhënësve të punësuar aktualisht është i mjaftueshëm dhe në shkollat që i plotësojnë kushtet nga viti i ardhshëm aplikimi i mësimit tërëditor mund të realizohet pa problem, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por SBASHK-u është zotuar se do t’u kërkojë të gjithë mësimdhënësve që të mos mbajnë mësimin tërëditor siç ka planifikuar MASHT-i.

Për Sindikatën, numri prej mbi 23 mijë mësimdhënësve të punësuar në arsimin parauniversitar është i pamjaftueshëm dhe për këtë kërkon të punësohen edhe mbi 6 mijë mësimdhënës të tjerë.

Ditë më parë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka prezantuar projektin për ndërtimin e 142 objekteve të reja shkollore, 85 anekseve dhe 218 sallave të sportit në gjithë Kosovën për të filluar mësimi tërëditor..

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshuhen për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit