7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Puthadori që i ka sherbyer babë dreqit titist!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Nga gëzimi që ndjeva mbrëmë pas fitorës së tri komunave të rëndësihme politike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës nga LVV, fitore në kryeqytetin e Prishtinës me kryetar Shpendin, të Prizrenit ma të bukrit vend me kryetar Mytaherin, si dhe të Dardanës me kryetar Qëndronin. Urime me zemër VETËVENDOSJE!

Ashtu i gëzuar nuk e di krejt rastësisht shfletova bllokun e shënimeve?!

Tash e dy vite më pare kisha shkruar këtë ngjarje, që kisha ndodhur krejt rastësisht aty. Ishte 6 tetori i vitit 2015, ishte dita kur mbahej manifestimi i mjedrës në Besianë, një nga qyetetarët mbante duart në xhepa, për të cilin nuk e kisha idenë se kush ishte dukej në moshë të thyer ai dhe femra që qëndronte me të, por, nga të folurit e tyre dukej se ishin të shkolluar, ndodhesha afër tyre, si dukej ata të dy po prisnin të vinte kryeministri me eskortëne tij të sigurisë?! E dëgjova kur po i thoshte në emër Artana, -ne kemi dalur ta presim kryeminstrin, i cili për mua është një njeri i pabesë, është gënjështari me dy këmbë, gjithë jeta e tij politike, është se i ka sherbyer birit e dreqit, po asnjiherë nuk i ka sherbyer interesit tonë kombëtar shqiptar!

U bëra kurreshtarë të dëgjoja e nga pamja dukej i revoltuar, përderisa ai po fliste me zë, mbase e dëgjonin edhe njerëz të tjerë që ndodhën afër ti…
Kështu ai vazhdonte të fliste për kryeministrin: -Ai në të kaluarën i ka shërbyer babë dreqit, pra ka qenë në anën e titizmit gjakatar. Por neotitistët e rinjë të babë dreqit Tito (ndonse tashmë të diskredituar), u kishte rënë në gjunjë edhe pse në moshë të thyer, për qëllime karrieriste, është pushtuar nga dreqi i zi!

-Çfarë flet kështu more Kushtrim? Dëgjoja t’i Thoshte Artana.
-Po, po, ai ka mbetur i njejtë në qëllimet e tij, ate e njoh qysh nga bankat shkollore. A e di si më duket ky njeri?! Më duket si Sizifi ajo figura e miteve të lashta pellazgjike, -të gjithë poetët e antikitetit e tregojnë, si, vjedhës, gënjështar dhe dinak, i dënuar nga Zoti me një gur në gjoks, por s’ka gjë ai nga tjetërsimi në jugosllav, tani është konvertuar në kosovar, ndonëse populli shqiptar e kishte përjashtuar nga vetja e tyre, megjithatë ky përjashtim vetëm sa e kishte rritur vendosmërinë e tij të servilosej edhe më shumë ndaj pushtetarëve të klasës politike kinse demokratike, pikërisht para tyre të shtirrej e të gjente maskat neotitiste të zbehta klounësh, dhe hyri në pushtetin e tyre bythlëpirës të të huajve, kështu hyri nën hijen e dreqit neotitist, që vepron kundër gjakut të arbërit!
-Si kështu more, ç’është ky lloj njeriu? Po i thoshte Artana me nervozizëm Kushtrimit.
-Po, ky është njeri i krisur që i është shitur dreqit të mallkuar? Njeri i padinjitetshëm? Njeri që provokon kombin shqiptar? Njeri që të neverit, që të rritë një vale gjaku të pastër shqiptar. Kjo të krijon bindjen se atij i ka hyr dreqi në bark dhe ja ka marrur mendtë.
-Ky soj pushtetari dhe soj-sorollapi i tij kanë përfituar aq shumë në kurriz të shqiptarisë, a thua nuk mendojnë fare nëse i detyrohen gjë ndokujt? Dëgjohej të thoshte e acaruar Artana, a duhet dhënë llogori popullit e Atdheut Shqiptar?
-Aha, foli me qetësi Kushtrimi, -Ata po kalojnë jetën si vaji i ullirit në petën e lakrorit, duke u pispillosur nën drita të shkëlqyera të bareve, restoraneve, hoteleve, si brenda poashtu edhe jashtë atdheut ne udhtime të pafrytshme zyrtare, duke puthur vajza e gra nën petkun e zyrtarit, nën vështrimin e të huajve që kanë paguar për të par turpet dhe paaftësin e tyre?

Pak para mbrritjes së kryeministrit, Kushtrimi ju drejtua policit si me shaka, mbase mund ta kishte të njohur? Ai ndër të tjera po i thoshte: “Të më falni po ju lutem në Zotë. Kur kryeministri që ka shkelur kushtetutën e vendit për marrëveshjet e arritura në Bruksel me palën serbe, në dëm të shtetit shqiptar të Kosovës, të vijë me makinën e shtrejtë të bler nga taksapaguesit e qytetarëve tanë, kini mirësinë t’i kërkoni të ulë dritarën e makinës që t’i hedhë vezët. ” Polici po ashtu me shaka i ishte përgjigjur: “Zotëri. Shumë mire. Tani po të them diçka serioze. Në demokraci lejohet qëlluarja me vezë, mund ta qëllosh kryeministrin edhe me domate, unë takord jam. Por, po gabove e godite me ndonjë gjësend të fort, zotri mos u habit pastaj, nëse shoku im që është i politizuar, dhe është instrumentalizuar nga pushtetari, ju qëllon me plumba gome?!

Në momentin që nisi fjalimin kryeministri, pati një trazirë, ai u qëllua me vezë.

Artana e mllefosur fliste përqartë, -ju pushtetarë të korruptuar mallkuar qofshi, ju po talleni me ne të vuajturit, me ne të varfërit!
-Ti nuk je biri i ShqipëriKosovës, po, ti dhe soji yt jeni një grup dreqnish të ardhur nga ferri për t’ja prishur paqen lumturin e përbashkët shqiptarisë. Tani që keni edhe dreqin në bark, dreqin tuaj të interesit personal që ju udhëzon nga tjetërsimi, nga e keqja, nga e liga dhe shisni e jepni falas tokat tona të lara në gjak shqiptari, mos mendoni se keni në dorë llambën magjike të Alajdinit. Përkundrazi ju nga ferri keni ardhur në parajsën e tokës shqiptare, keni pët t’u flakur në ferrin e Dantes, dhe flakët e ferrit kanë për t’ju djegur përgjithmonë!

Më Shumë

Gazetari i njohur flet për “zhdukjen” e Xhenetës pas “Big Brother”

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3. Në emisionin Weekend të Klan...

Përleshen shtatë persona në Prizren, tre të ndaluar, katër janë në arrati

Shtatë persona dyshohet se janë përleshur mes vete në rrugën “Transiti i ri Arban” në Prizren, të mërkurën, ku dyshohet të ketë pasë edhe...

Lajmet e Fundit