Malishevë: Me nderime ushtarake, u varros veterani Adnan Paçarizi

Sot, në varrezat e veteranëve të luftës së UÇK-së, në Dragobil, me nderime ushtarake, është varrosur veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Adnan Aziz Paçarizi, i cili në moshën 49 vjeçare, ka vdekur dje, si pasojë e një sulmi në zemër. Adnan Paçarizi, ishte i lindur më 15 tetor 1968, ndërsa në shtator të vitit 1998, ishte plagosur gjatë luftimeve në Dragobil.

Në ceremoninë e varrimit, krahas familjarëve, morën pjesë bashkëluftëtar të shumtë nga shumë vise të vendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pastaj Forca e Sigurisë së Kosovës, përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë dhe qytetarë të shumtë.

Në ceremoninë e varrimit, fjalime mortore kanë mbajtur përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu, si dhe OVL të UÇK-së nëndega në Dragobil, të cilët kanë folur për jetën dhe veprimtarinë e Adnan Paçarizit, heroizmin e treguar gjatë luftës, udhëheqjen e një skuadre, plagosjen e tij dhe luftën deri në çlirimin e vendit.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit