KQZ miraton vendimin e PZAP-it për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatë mbledhjes së mbajtur sot ka vendosur që QNR të vazhdojë me numërimin e votave me kusht në 14 komuna ku nuk ka pasur ankesa dhe votat nuk janë të kontestueshme, duke mos e përfshirë Prishtinën dhe Prizrenin. Kështu ka deklaruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Sipas saj, numërimi i votave me kusht do të vazhdojë sot.

“QNR le të vazhdojë sot me numërimin e votave me kusht”, ka thënë Daka.

Po ashtu KQZ ka miratuar vendimin e PZAP për rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë dhe Prizren, si dhe Dragash 35 vendvotimeve dhe 3 vendvoditmeve në Rahovec, transmeton Telegrafi.

Këtë vendim gjatë tërë kohës e ka kundërshtuar anëtari i KQZ –së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili e ka quajtur skandaloz dhe tërësisht politikë vendimin e PZAP për rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren.

“Në asnjë dispozitë të tillë nuk ka kompetencë KQZ-ja ta bëjë këtë. Ky është komplet manipulim”, ka thënë Rrustemi, derisa ka theksuar se zbatimi i vendimit të PZAP-it nuk ka bazë ligjore.

Rrustemi madje ka kërkuar nga KQZ që të mos e miratojë këtë vendim para se Gjykata Supreme ta thotë fjalën e saj./Telegrafi/

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit