“Jemi larg lavdisë së flijimeve që janë bërë ndër shekuj”

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në rrugë- timin shekullor kombi ynë ka arritur suksese, ndonëse jo në përmasat e duhura.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se gjatë këtyre viteve populli ynë ka shënuar suksese të shumta, por ende është larg përmasave të lavdisë e të flijimeve që janë bërë ndër shekuj.

Krasniqi ka thënë se nëntorët janë sublimim i luftërave shekullore për liri e atdhe. Megjithatë, ai ka deklaruar se realizimi i idealeve është çështje që lë për të dëshiruar shumë.

Krasniqi është shprehur i pakënaqur me punën e institucioneve të Republikës së Kosovës, për çka ka thënë se edhe nuk është pjesë e tyre. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se veprat çlirimtare më së paku mund të jenë vepra individualiste. Sipas tij, kjo ndodhi edhe për shkak se fatin e kombit e të atdheut e lamë në duar të axhamive politikë.

Më Shumë

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit