8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Gjoshi: Ka ndodh manipulim i votës së qytetarëve përmes “trenit bullgar” në Prizren

Betim Gjoshi, anëtar i PDK-së në Komisionin Zgjedhor në Prizren, ka thënë se ka pasur manipulim të votës së qytetarëve në ditën e zgjedhjeve.

Gjoshi ka thënë se kanë mjaftë fakte që do ta dëshmojnë që ka ndodhur “treni bullgar” në Prizren dhe se është devijuar vota dhe vullneti i qytetarëve, shkruan Indeksonline.

Ai i ka përmendur disa parregullsi si lëvizje nëpër qendrat e votimit, shantazhe, angazhim të personave të paautorizuar, presion të komisionerët, mungesa e trefletvotimeve.

“Na kemi fakte nga vëzhguesit e komisionerët, si dhe vet gjuha dhe kërcenimet që të mos hapen kutitë, kjo tregon që në kutitë e votimit ka ndodh një manipulim. Kjo është vërejtur edhe të votat me kusht e të diaporës. Është vërejtë që trifletvotime mungojnë. Kjo do të thotë se këto janë shumëfishuar janë plotësuar, ka ndodh pra një manipulim i votës dhe vullnetit të qytetarëve. Treni bullgar ka ndodh në Prizren, vota nuk ka shkuar aty ku duhet. Ka pas lëvizje, kërcenime, presion të komisionerët. Këtë do e dëshmojmë më fakte. Shpresojmë që PZAP të bëjë hetim, ti hap ato kuti të votimit dhe të vendos në mënyrë të drejtë” ka thënë Gjoshi, transmeton Indeksonline.

Një nga fotografitë që prezantuan se ka pasur manipulim të votave në Prizren është kjo:

 

 

Më Shumë

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja...

Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. I...

Lajmet e Fundit