10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

PDK prezanton një “video të bartjes së kutive të votave në Prizren nga Vetëvendosja”

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar disa videoxhirime ku shihen disa lëvizje të dyshimta të transportimit të votave nëpër qendra të votimit.

Ata thonë se ka dyshim të bazuar se këto pamje tregojnë që VV’ja ka manipuluar në zgjedhjet lokale në Prizren.

Sipas Blerand Stavilecit, në pamje shihen persona të paautorizuar teksa bartin kuti votimi. Ata thonë se përveç bartjes së votave në mënyrë të dyshimt, në Prizren ka pasur edhe presion, vjedhje votash me trenin bullgar, e po ashtu me gabime në procese të numërimit.

PDK’ja thotë se këto video tregojnë se vendimi i qytetarit është dëmtuar. Duke thënë se kërkesa për rinumërim ishte legjitime, ai ka thënë se do të tregojnë të gjitha detajet e, siç ai e ka quajtur, manipulimit në Prizren.

Ndryshe, VV’ja arriti të dalë e para në Prizren me një diferencë të ngushtë të votave. Madje PDK’ja ishte duke avancuar deri në fund, por rezultati u përmbysh në orët e fundit të ditës, në të cilën kohë PDK’ja po dyshon se pati manipulime më të mëdha.

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit