8.7 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Gjoshi: Do t’i shkojmë deri në fund betejës për Prizrenin

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se ata do t’i shkojnë deri në fund betejës për Prizrenin, ku kjo parti ka kërkuar rivotim për shkak të parregullsive në procesin zgjedhor që ata pohojnë të kenë ndodhur, njofton Klan Kosova.

Gjoshi ka kërkuar që vullneti i votuesve të shkojë në vendin e duhur, ndërsa tha se do ta pranojnë çdo verdikt në fund të procesit, varësisht prej fakteve që do t’i ketë PZAP-i, dhe faktet që ata ua kanë prezantuar PZAP-it.

Sipas Gjoshit, zgjidhja e vetme është që vullneti i qytetarëve të shkojë në vend përmes rivotimit.

“Do t’i shkojmë deri në fund betejës ligjore për Prizrenin dhe për të çuar të drejtën në vend”.

Gjoshi insiston se Partia Demokratike i ka kontribuar pozitivisht procesit zgjedhor në Kosovë, por i ankua se po tentohet që, siç tha ai, me pazare dhe marrëveshje jo të dinjitetshme të devijohet vullneti i votuesve në rundet e dyta. Ai shtoi se nuk është legjitimitet ajo që po ndodhë në rundin e dytë.

Pa marrë parasysh pozicionet në të cilat kanë qenë, Gjoshi insistoi se, sipas tij, Partia Demokratike gjithmonë ka kontribuar që procesi zgjedhor të shkojë si është më së miri.

Ndërkaq për komunat në të cilat kanë pasur dyshime të bazuara, ata thanë se i kanë shpalosur këto dyshime.

“Edhe kësaj radhe nëse ka drejtësi do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në disa komuna të Kosovës”, përfundoi Gjoshi.

Më Shumë

Tre nxënës sulmohen nga qeni në shkollën e fshatit Shirokë të Suharekës

Tre nxënës të shkollës së fshatit Shirokë të Suharekës janë lënduar si pasojë e sulmit që morën nga një qen. Këtë për Klankosova.tv e bëri...

Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave për një sërë veprash penale, përfshirë kanosjen, vjedhjen e shërbimeve dhe ndërtimin pa...

Lajmet e Fundit