3.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Afrim Avdaj nuk pranon të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së

AfrimAvdaj5-24Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Prizren, Afrim Avdaj nuk ka pranuar të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së në Prizren. Avdaj tha se arsyet pse nuk ka pranuar të garojë në zgjedhjet e 3 nëntorit me PDK-në janë personale. “Po është e vërtet se nuk jam pjesë e listës zgjedhore të PDK-së në zgjedhjet e nëntorit. Arsyet janë personale“, tha shkurt Avdaj për “PrizrenPress”.

Avdaj në zgjedhjet e kaluar ka qenë këshilltari më i votuar në PDK, dhe në Asanblenë Komunale të Prizrenit. Ai gjatë procesit zgjedhor të PDK-së në Prizren, publikisht në media ka shprehur gadishmërin për të garuar për kryetar të Komunës së Prizrenit. ”Nëse Kryesia e PDK-së vendosë që unë të jem kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, unë do të respektoj këtë vullnet”, pat thënë Avdaj.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se Avdaj është i pakënaqur me mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Degës së PDK-së dhe emërimin e Ramadan Mujës për kryetar të Prizrenit. Sipas të njëjtit burim, PDK-ja është duke i bërë të gjitha përpjekjet që të bindë Avdajn, që të jetë në listën zgjedhore. “Janë duke i bërë përjekjet e fundit që ta bindin Avdajn që të jetë në listën zgjedhore. Madje, arsya kryesore pse nuk është publikuar lista zgjedhore e PDK-së deri më tash, ka qenë çështja e Avdajt”, tregon burimi i “PrizrenPressit”.

Shefi i GP-së të PDK-së, Afrim Avdaj, ndërkaq nuk ka pranuar të flas më shumë rreth kësaj çështje. Ai e ka mbyllur telefonin duke mos pranuar që t’i përgjigjet pyetjeve të tjera./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në qendrat komunale të numërimit (QKN), ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...

Pasi s’e kaloi pragun, Limaj: Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën

Pasi nuk e kaloi pragun, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk kanë arsye për që ta ulin kokën, duke falënderuar...

Lajmet e Fundit