Aplikuan 9 mijë e 110 ish të burgosur politikë

Hydajet HyseniKryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës (ShBPK), Hydajet Hyseni, ka bërë me dije se 9 mijë e 110 ish të burgosur politikë kanë aplikuar që t’u njihen të drejtat të cilat u takojnë me ligj.Ai ka thënë se komisioni për njohjen e statusit për ish të burgosurit politikë të Kosovës brenda këtij muaji do ta paraqesë listën prioritare të përfituesve të parë të kësaj kategorie të qytetarëve.

“Besoj se brenda këtij muaji do të jemi të përgatitur ta paraqesim listën për këtë vit, kurse në muajt në vijim do ta përgatisim listën për vitin e ardhshëm. Po ashtu, jam optimist se brenda këtij viti do t’i përgatisim të gjitha listat”, ka thënë Hyseni në intervistën për “Epokën e re”, duke shtuar se për këtë vit Qeveria pritet t’i ndajë dy milionë euro për ish të burgosurit politikë.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Hydajet Hyseni, ka thënë se ky komision do ta ketë parasysh t’i fusë në listën prioritare ish të burgosurit politikë, të cilët nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Lajmet e Fundit