20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Zafir Berisha: Nëse versioni i ri i Demarkacionit ka të gjetura bindëse do ta votojë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Zafir Berisha ka komentuar raportin e Komisionit Shtetëror për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi, raporton Gazeta Blic.Ku sipas këtyre të gjeturave, raporti i ish komisionit Shtetëror për Demarkacion nuk është në përputhje me vijat ekzistuese kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës.Berisha tha për “Gazeta Blic” se nëse raporti i komisionit ka të gjetura bindëse do ta votojë në Kuvend.

“Versionin e ri nëse ka të gjetura bindëse sigurisht që do ta votojë, në bazë të paralajmërimeve komisioni i ri ka konstatu se ka shkelje shumë të rënda, shkelje të rënda kushtetuese dhe ligjore të nënshkruesit e marrëveshjes të cilët duhet të dhënë përgjegjësi për këtë tendence të tyre që ta cenojnë territorin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar raportin i komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015, për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.Gjatë këtij votimi të gjithë ishin për dhe vetëm një abstenimi.Këto janë disa nga të gjeturat e tyre për gjetjet e ish-komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e ZI:-Puna e ish komisionit është drejtuar me të meta thelbësore të cilat edhe kanë determinuar këto përfundime.-Ish komisioni ynë ka tejkaluar kompetencat e tija duke i lejuar vetës t’i futet përcaktimit të vijës së re mes Kosovës dhe Malit të Zi pa një marrëveshje ndërkombëtare paraparake.-Kjo për fakte se në marrëveshjen e nënshkruar është thënë se çështja e demarkacionit është lënë të kryhet brenda dy viteve pasi të hyjë në fuqi kjo marrëveshje.-Ish komisioni ynë ka qenë i thirrur të shënjojë vijën e dikurshëm kufitare dhe në asnjë mënyrë të shënjojë vijë të re kufitare me Malin e Zi.

-Nga materialet e ish komisioni konstatohet se nuk është trajtuar dokumentacioni për kufizimin e kufirit me Malin e Zi nga vitit 45-46 dhe të dhënat shoqëruese hapësinore.-Gjatë negociatave janë prezantuar t dhënat se dëshmojnë se pjesët e Kosovës kanë mbetur jashtë territorit të Kosovës por pastaj janë larguar nga tavolina e bisedimeve gjatë marrëveshjes.-Ish komisioni e ka pranuar si të mirëqenë se cdo mungesë e mbulimit të territorit me kadastër nga ana jonë është pranuar se i takon palës malazeze. Nga të dhënat e siguruara vihet në përfundim se kontrolli fektiv i institucioneve tona mbi ato territore ka ekzistuar pa ndërprerë që nga vitit 1945-46 me vendosjen e vijës administrative mes Kosovës dhe Malit të Zi deri në ditët e sotme.-Në punën e ish komisionit komisioni konstaton në mënyrë unanime se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin mes Kosovës dhe Malit të 26 gushtit 2015 nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish krahinës socialiste autonome të Kosovës./Gazeta Blic./

Më Shumë

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Lajmet e Fundit