Policia në Prizren heton vrasjen e dy arinjve të vegjël në malet e Bukoshit

Hetuesit e stacionit policor të Suharekës janë duke bërë përpjekje për zbardhjen e rastit të vrasjeve të dy këlyshëve të arushës në një vend gjuetie të kësaj komune.

Zyrtarët e Policisë rajonale të Prizrenit kanë theksuar se deri më tani nuk është arrestuar ndonjë i dyshuar lidhur me këtë rast, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë përfaqësuesit e shoqatës së gjahtarëve “Theranda”, të cilët edhe e menaxhojnë vendgjuetinë brenda territorit të së cilës ka ndodhur vrasja e dy këlyshëve të arushës në malet e fshatit Bukosh, janë shprehur të indinjuar me këtë rast dhe kanë kërkuar që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar nga organet e drejtësisë.

Menaxheri i shoqatës së gjahtarëve “Theranda”, Skender Sadikaj, ka bërë të ditur se dy këlyshët e arushës janë vrarë të dielën nga persona të dyshimtë që, sipas tij, nuk mund të jenë gjuetarë.

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Lajmet e Fundit