Flet babai i punëtorit të “Bechtel & Enka”,Tafil Tafallari

Mëngjesi i 28 tetorit ishte i kobshëm për familjen Tafallari nga fshati Bylbyldere i Prizrenit. Anëtari i kësaj familje, 41 vjeçari Tafili vdiq në vendin e tij të punës, në ndërtimin e autostradën Prishtinë – Shkup.

Disa ditë pas humbjes së jetës së Tafallarit, Inspektorati i Punës hartoi raportin final të rrjedhës së ngjarjes. Inspektorati gjeti fajtor kompaninë “Bechtel & Enka”, e cila kishte shkelur disa dispozita të Ligjit të Punës, e që si pasojë kishte ardhur deri te aksidenti fatal, raporton Ndërtimi.info

Në bazë të këtij raporti, Inspektorati i Punës merr edhe një vendim. Vendimi i këtij institucioni ishte që kompaninë “Bechtel & Enka” ta gjobisë me 7 mijë e 500 për rastin.

Në lidhje me këtë vendim dhe gjithë ngjarjen Ndërtimi.info ka kontaktuar me familjen e të ndjerit Tafil Tafallari.

Edhe pse si familje kanë vendosur që të mos deklarohen për këtë rast, babi i tij, Maxhun Tafallari ka thënë disa fjalë për Ndërtimi.info.

Duke thënë se në lidhje me vendimin e Inspektoratit do të merret avokati i rastit, ai e ka quajtur ‘hajgare’ këtë vendim.

“Normal që është pak. Hajgare me bë a”, është shprehur me mllef babai i Tafit Tafallarit.

Pavarësisht se humbi djalin në vendin e punës, duke punuar për kompaninë “Bechtel & Enka”, këto dy palë më nuk kanë kontaktuar as për një herë të vetme.

“Me ‘Bechtel & Enka’-n nuk kemi biseduar ende asgjë, asgjë s’ka”, ka thënë shkurt Maxhun Tafallari.

Duke qenë se puna e Tafil Tafallarit ishte rreth ndërtimit të autostradën, e që disa herë “Bechtel & Enka” është kritikuar për kushtet që iu ofron punëtorëve, ai asnjëherë nuk i është ankuar babait të tij për këto kushte.

“Jo nuk është ankuar. I ka pas të gjitha kushtet. S’ka pas asgjë aty, por çka me bë tash”, ka treguar babai i Tafilit, Maxhuni.

Maxhun Tafallari me kaq ka ndërprerë bisedën me Ndërtimi.info në lidhje me rastin e djalit të tij.

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit