Çfarë gjeti policia në automjetin e viktimave të aksidentuar nga kamioni i Bechtel-Enkas?

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se pas aksidentit që ka ndodhur në magjistralen Prizren-Gjakovë, ku humbën jetën dy persona, ata kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas kontrollimit të automjetit të viktimave, policia thotë se aty u gjet një pistoletë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes në automjetin e viktimës, policia ka gjetur një pistoletë. Lidhur me këtë njësitet e tjera janë duke e hetuar rastin”, ka thënë për Gazetën Insajderi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Për më tepër, të dy viktimat, njëri i lindur më 1980 dhe tjetri i lindur në vitin 1982, humbën jetën në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prizren-Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Krushë e Vogël.

Deri te aksidenti ka ardhur për shkak se kamioni i kompanisë “Bechtel – Enka”, i cili ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Xërxës, merr harkun për t’u kthyer në udhëkryqin që shpie në fshat, dhe vetura e viktimave e godet atë nga pamundësia për t’u ndalur./Insajderi.com

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit