16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Zhdukja e erotizmit

Mario Vargas Llosa

Ka shumë forma për të përcaktuar erotizmin, por ndoshta kryesorja është ta quash si çshtazërimi i dashurisë fizike; gjatë kohës dhe falë progresit të lirisë e të influencës së kulturës dhe arteve në jetën private, shndërrimi i saj nga një kënaqësi e thjeshtë e një impulsi instinktiv në një vepër krijuese, që ndahet me të tjerët dhe që e shtrin dhe e lartëson kënaqësinë fizike, duke e qarkuar atë me rituale e zbukurime, për ta kthyer, më në fund, në vepër arti.

Ndoshta në asnjë aktivitet tjetër nuk ka qenë vendosur një kufi aq i dukshëm midis kafshës dhe njeriut si në fushën e seksit, ndryshim që, në një fillesë, në natën e thellë të kohëve, nuk ekzistonte dhe ngatërrohej me bashkimin trupor të dy qenieve, pa mister dhe në mënyrë të vrazhdë, pa dashuri e as instinkt.

Humanizimi i jetës së burrave dhe grave është një proces i gjatë, ku ndërhyjnë përparimi i njohurive shkencore dhe i ideve filozofike e fetare, zhvillimi i arteve e i letërsisë, dhe në këtë trajektore asgjë nuk pasurohet e nuk ndryshohet më shumë sesa jeta seksuale.

Kjo përherë ka qenë një tharm i zjarrtë i krijimit artistik e letrar dhe, në mënyrë reciproke, piktura, letërsia, muzika, skulptura, vallëzimi, të gjitha shfaqjet artistike të imagjinatës njerëzore kanë dhënë kontributin e tyre në pasurimin e kënaqësisë përmes praktikës seksuale.

Prandaj, nuk është abuzive të thuash se erotizmi përfaqëson një hop të lartë të civilizimit dhe është një nga përbërësit vendimtar të tij. Për të ditur sesa primitiv është një komunitet apo sa ka përparuar ai në procesin e vet civilizues, asgjë nuk është më e dobishme sesa të kapërcesh të fshehtat e dhomës së gjumit e të vësh re si bëhet dashuria.

Megjithatë, erotizmi nuk ka vetëm këtë funksion pozitiv dhe fisnikërues për të zbukuruar kënaqësinë fizike dhe për të hapur një spektër të gjerë ndikimesh e mundësish që i lejojnë qeniet njerëzore të kënaqin dëshirat dhe fantazitë e tyre të veçanta. Erotizmi është gjithashtu ai që nxjerr mbi ujë ato fantazma të fshehura në irracionalitet, të cilat janë të natyrës destruktive dhe vdekjeprurëse.

Frojdi e ka quajtur prirje tanatike*, e cila lufton me instinktin jetik dhe krijues – Erosin – kondicionin human (kushtin e të qenit njeri). Të çliruar nga vetvetja, pa kurrfarë freri, ato monstra të pavetëdijes, që ngrihen dhe kërkojnë të drejtën qytetare në jetën seksuale, në qoftë se nuk do të ishin të frenuara në një farë mënyre, mund të shkaktonin zhdukjen e species. Prandaj erotizmi jo vetëm gjen te ndalimi një nxitje voluptuoze, por gjithashtu edhe një kufi të dhunuar, i cili sjell vuajtje dhe vdekje.

Askush nuk e ka studiuar më me kthjelltësi se Zhorzh Batej (Georges Bataille) këtë aspekt dual – jetë dhe vdekje, kënaqësi dhe dhimbje, krijim dhe shkatërrim – të erotizmit. Prandaj bëri shumë mirë Gijermo Solano (Guillermo Solano) që ekspozitën e organizuar në ambientet e Muzeut Thyssen-Bornemisza në Madrid e quajti “Lotët e Erosit”, që është titulli i librit të fundit që publikoi në jetë eseisti francez: Les Larmes d’Éros. Është fjala për një ekspozitë të shkëlqyer, e cila me nja 120 piktura, skulptura, fotografi dhe video ilustron larminë tematike dhe epërsinë formale që ka arritur përvoja seksuale në shprehjet e veta më të mira artistike.

Çështja është aq e gjerë sa një ekspozitë arti erotik mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, por, në këtë rast, antologjia është zgjedhur me mençurinë dhe shijen e nevojshme për t’i dhënë shikuesit një ide të qartë për harlisjen e pakufizuar se ajo është vetëm një shenjë.

Një nga mësimet më flagrante që jepet nga kjo ekspozitë është se erotizmi nuk është një fakt në vetvete, një vlerë e izoluar dhe e dalluar nga të tjerat, por është një vështrim, një përzgjedhje subjektive, një pasion apo mani që lëshohet mbi gjithçka ekzistuese, duke erotizuar nganjëherë gjëra që duken sikur janë plotësisht të huaja e deri iluzore, si feja.

Është e natyrshme dhe e detyrueshme që antikiteti pagan, me amoralizmin e vet, të ketë qenë një frymëzues pjellor për piktura dhe skulptura erotike – po i tillë ka qenë edhe për krijimtarinë letrare – dhe se tema si gjeneza e Venusit, sfinksat dhe sirenat, Apoloni dhe Hijakiti, Andromeda e prangosur dhe Endimioni i fjetur – sallat e ekspozitës – të kenë nxitur artistë të mëdhenj për të na dhënë një numër të madh kryeveprash.

Por, për fantazinë erotike, jo më pak nxitës ka qenë edhe kristianizmi, qysh nga Eva dhe gjarpri, një temë e shfrytëzuar në kulmet e çmendurisë nga qindra piktorë, apo Maria Magdalena, mëkatarja e penduar, format lakuriqe të së cilës, bombastike dhe gotike, janë një prej ikonave të erotikës imagjinare për të gjitha epokat dhe shkollat.

E ç’të thuash për martirizimin e Shën Sebastianit dhe për tundimet e Shën Antonit në shkretëtirë dhe që, në të njëjtën kohë, kanë tunduar një gjeneratë të tërë artistësh, që nga Brughel-i, Pikaso e Saura deri te Jan Wellens de Cock (piktura e tij e vogël është një nga më të paharrueshmet) e Pol.

Më Shumë

Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demikratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Kreu i PDK-së ka...

AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. shkruan...

Lajmet e Fundit