Duda Balje: Policia s’më ka njoftuar asgjë për vjedhjen e çantës me 250 euro

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tha se policia ende nuk e ka njoftuar nëse janë gjetur personat që gjatë ditës së djeshme ia vodhën çantën me dokumentet personale dhe me afro 250 euro para.

“Jo ende nuk kam marrë ndonjë informatë nga policia”, tha Balje për Gazetën Express, të dielën.

Gjatë ditës së djeshme së pari hajnat ia thyen xhamin e veturës dhe nga aty vodhën çantën e deputetës. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në një parking të lagjes “Arbana” të Prizrenit.

Balje ka thënë se nuk ka dyshime kush mund ta ketë kryer këtë vjedhje, por, rastin menjëherë e ka raportuar në polici.

“Kam dalë me djalin dhe burrin, pastaj vetura më është thyer”, ka shtuar ajo.

Policia e Kosovës po merret me rastin, ndërsa rasti nuk është përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta Express/

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit