Haskuka: Marrëveshjet do të jenë vetëm programore

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka,thotë se po bisedon me subjektet politike në Prizren për të bashkëqeverisur me Prizrenin
“Të gjitha marrëveshjet do të jenë vetëm programore dhe ato do të publikohen përmes kanaleve zyrtare”, thotë Haskuka.

Postimi në Facebook
Të nderuar qytetarë të komunës së Prizrenit,
Këto ditë jemi në biseda me subjektet politike për bashkëqeverisje gjithëpërfshirëse në interes të banorëve të Komunës së Prizrenit. Të gjitha marrëveshjet do të jenë vetëm programore dhe ato do të publikohen përmes kanaleve zyrtare.

Të gjitha informatat tjera që paraqiten në opinion nuk paraqesin asgjë zyrtare”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Kryetari i Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit