11.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Ja kur do të zgjedhet qeveria e re lokale në Prizren

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe ai i degës së LDK-së, Haxhi Avdyli, të hënën kanë folur për formimin e qeverisë së re lokale.Kryetari , Mytaher Haskuka, të hënën ka folur rreth bisedimeve me partitë tjera për krijimin e ekzektuvit komunal të Prizrenit.

Ai tha se bisedimet rreth ndarjes së kulaçit qeverisës janë në zhvillim e sipër, dhe se jemi të përkushtuar për të zgjedhur njerëz kredibil përmes disa kritereve të vendosura për të qenë në krye të dikasterëve. Kryetari Haskuka, tha se emrat e ekzekutivit të ri komunal do të dihen në javën e dytë të muajit janar të vitit në vijim, pasi të jetë bërë edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit.

Kryetari Haskuka, tha më tej se çështja e koalicionit bashkëqeverisës me Nisma-n është punë ë përfunduar, dhe se jemi në bisedime me LDK-në dhe partitë e minoriteteve duke mos përjashtuar edhe AAK-në, pasi që jemi të interesuar të kemi një qeverisje më gjithëpërfshirëse, u shpreh ai. Sipas një memorandum mirëkuptimi ndërmjet LVV-së dhe LDK-së të arritur para kohës së balotazhit në Prizren, palët ishin dakorduar që LDK të ketë 4 drejtorë dhe postin e nënkryetarit të komunës në rast të fitores së Haskukës, mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Kryetari i degës së LDK-së, Haxhi Avdyli, tha se në rast se nuk respektohet marrëveshja e mëhershme, ne si subjekt politik jemi të interesuar të vijojmë bisedimet , për të qenë pjesë e qeverisjes së mirë në shërbim të të gjithë qytetarëve, tha ai. Sipas burimeve të TV Prizreni, për shkak të përfshirjes së numrit më të madh të partive në koalicionin bashkëqeverisës me komunën, LVV i ka kërkuar LDK-së që të zgjedhë tre emra të drejtorëve të rinj dhe të një kandidati për postin e nënkryetarit të komunës.

Po këto burime bëjnë të ditur se LDK-së i janë ofruar pozitat e drejtorëve për drejtorinë e Urbanizmit, Bujqësisë dhe atë të Mirëqenies Sociale./tvprizreni.com/

Më Shumë

Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

Bashkimi i Prizrenit dominoi në derbin tradicional të ProCredit Superligës, duke mposhtur bindshëm Sigal Prishtinën me rezultat 84:63. Vendasit treguan lojë të qëndrueshme gjatë të...

Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s/Video

Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj...

Lajmet e Fundit