Tridhjetë këngë për tri dekadat e “Zambakut të Prizrenit”

Festivali “Zambaku i Prizrenit”, para tri dekadash qe themeluar me qëllimin për ta kultivuar këngën e kompozuar në frymën e këngës së vjetër qytetare, shansonës, romancës e formave të tjera të lira muzikore.

Prizreni ishte qyteti që i shkonte më së miri përshtati kësaj fryme. Në 30-vjetorin e themelimit të festivalit, njëri prej themeluesve, kompozitori Reshat Randobrava, i ka vënë vetes një mision të veçantë: përzgjedhjen e 30 këngëve më të mira që janë interpretuar në skenën e “Zambakut…”, ndërmjet viteve 1986 e 2016, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy disqe që dokumentojnë traditën dhe përmbledhin kompozimet më të mira të festivalit, do të promovohen të mërkurën në Prizren, në ditën e përvjetorit të festivalit. Mes tyre, janë përfshirë këngët “Puhiza në zambak”, kënduar nga Valentina Saraçini, kompozuar nga Reshat Randobrava më 1987, “Prizren ti margaritar” kënduar nga Mihrije Braha e Naim Abazi më 1986, “Motiv i ri” kompozuar nga Pranvera Badivuku, kënduar nga Edona Llalloshi më 1997, “Kënga le të marrë udhë” kënduar nga Elida Kryeziu me kompozim të Musa Piperkut, “Premtimi i vjetër” kompozuar nga Edon Ramadani, kënduar nga Lindita Hakaj më 2006, “Pranë lumit të Bekimit” kënduar nga Enkele Bisha, kompozim i Xhevdet Gashit më 2012, “Një fjalë”, kënduar nga Hana Caku, kompozim i Valton Beqirit më 2009 e të tjera.

Kompozitori Reshat Randorava ka thënë se gjatë punës së tij shumëvjeçare në produksionin muzikor të Radiotelevizionit të Prishtinës ka realizuar shumë projekte, një prej të cilëve është edhe themelimi i festivalit “Zambaku i Prizrenit”. Asokohe, drejtoreshë e produksionit muzikor të RTP-së, ishte kompozitorja Sevime Gjinali. Dhe edicioni i parë qe mbajtur më 27 dhjetor të vitit 1986..

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit