13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Krasniqi: S’mbaj inat

Krasniqi-Thaci-RamaNë seancën e djeshme të Parlamentit të Kosovës kushtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për një moment u duk që është bërë edhe një hap drejt pajtimit të serishëm të Jakup Krasniqit dhe kryemintrit Thaçi.

Për këtë dorështrëngim që shihet edhe në foto kryeparlamentari Krasniqi i deklaroi portalit Indeksonline se ka qenë një përshëndetje dhe se nuk mban inate.

“Nuk kam inate sa mos me fol sa mos me i’a dhënë dorën qofte kryetarit partisë qoftë edhe anëtarëve të tjerë të PDK-së”, tha Krasniqi.

Sidoqoftë, bindjet e tija politike nuk kanë ndryshuar, ndërsa përshëndetjen e ka karakterizuar si akt njerëzor.

“Shikoni, mendimet e mia politike dhe qëndrimet e mia nuk kanë lëvizur asnjë milimetër. Mos e ngatërroni këtë përshëndetje njerëzore që fundi fundi ne mendimet i kemi ato që janë por nuk ka ndonjë lëvizje në atë drejtim”, tha Krasniqi, kështu duke mohuar të ketë ndonjë ribashkim të mundshëm në prag të zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Më Shumë

Përurohet Dhoma e Kontaktimit në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë

Në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë është përuruar Dhoma e Kontaktimit, një projekt që synon forcimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjen e interesit...

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Lajmet e Fundit