13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Përballja verdhezi në Pejë: ‘Karagaçi’, arena e gjigantëve sonte

Në kuadër të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, në mesjavë zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Kjo përballje konsiderohet si derbi i çerekfinaleve, pasi të dy skuadrat kanë treguar rivalitet të fortë gjatë sezonit, raporton PrizrenPress. Ndeshjen e parë e fitoi Ylli me rezultat 93:82, në një duel shumë të luftuar nga fillimi deri në fund.

Pejanët synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit vendas për të barazuar serinë në 1:1 dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, ndërsa therandasit kërkojnë një tjetër fitore që do t’i dërgonte direkt në gjysmëfinale, ku i pret Trepça.

Takimi zhvillohet sonte në Palestrën Sportive “Karagaçi” nga ora 20:00 dhe pritet të sjellë emocione të mëdha në parket./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Përfundon rruga fushore mbi 1.2 kilometra në Medvec, investim në mbështetje të fermerëve

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vizituar fshatin Medvec për të parë nga afër përfundimin e punimeve për hapjen...

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Lajmet e Fundit