Disa persona dëmtojnë lapidarin e dëshmorëve në Malishevë

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se dje disa persona kanë dëmtuar lapidarin e dëshmorëve në fshatin Berishë të Malishevës.

Nuk raportohet për të arrestuar, kurse Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi shqiptar ka informuar se dyshohet se person-a të panjohur kanë dëmtuar lapidarin e dëshmorëve. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thotë PK.

Më Shumë

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit